“Radio 7” (FM 104,7) po zhvillon aktivitetin “Premiera nga Kryeministri”: më 6 korrik radiostacioni do të transmetojë këngën “Blueberry Hill” në interpretimin e Vladimir Putinit, njofton shërbimi për shtyp i Media Grupit Evropian (EMG), në të cilin përfshihet edhe “Radio 7”. Putin e interpretoi këtë këngë së bashku me muzikantët e xhazit në koncertin e bamirësisë në mbështetje të fëmijëve të sëmurë rusë në Shën Petersburg.

0Në On Air e radiostacionit kënga do të tingëllojë menjëherë pas buletinit të lajmeve në 10.00, 14.00, 18.00 dhe 22.00 sipas orës së Moskës. Në kohë të ndryshme kjo hit-këngë e viteve 40 pat hyrë në repertorin e yjeve të tillë të muzikës si Glenn Miller, Louis Armstrong, Elvis Presley, Cliff Richard, “Led Zeppelin”, Adriano Celentano, Elton John etj.