Shkarko audiofailin

Në kulmin e sezonit të pushimeve verore autoritetet në Danimarkë vendosën kontrollin doganor në kufijtë me Gjermaninë dhe Suedinë. Mbi këtë pikësymin të vet Kopenhageni pat deklaruar që në muajin maj. U njoftua se qëllim i këtij hapi kaq serioz për vendin e zonës së Shengenit është lufta kundër pastrimit të parave, kontrabandës së drogës dhe armëve, trafikut të njerëzve. Tani mund ti bashkangjitet me siguri të plotë gjithë kësaj edhe tentativa e danezëve për tu mbrojtur nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm, që vërshoi nga Afrika e Veriut dhe disa vende arabe të Lindjes së Afërme, dhe përmbyti këtë pranverë kontinentin evropian.

Në fakt, duhet thënë, se në Parlamentin danez ithtarët e rivendosjes së kontrollit të përhershëm doganor korrën fitore me dominim të një numri fare të vogël votash “pro”, kurse shumë në Bashkimin Evropian ia nënshtruan këtë vendim një kritike mjaft të ashpër. Por a mund të quhet vallë ky vendim shkelje e Marrëveshjes së Shengenit, me të cilën krenohen kaq shumë pothuajse të gjithë banorët e Botës së Vjetër? Me këtë pyetje ne iu drejtuam specialistit rus për çështjet e integrimit evropian Boris Frumkin:

- Para së gjithash do të dëshiroja të thoja disa fjalë mbi vetë Marrëveshjen e Shengenit. Shengeni është një hap i madh në integrimin evropian, ku gur themeltar është tregu unik dhe valuta unike, qarkullimi i lirë i mallrave e kapitaleve si dhe njerëzve. Prandaj dhe është plotësisht i kuptueshëm qëndrimi negativ i një sërë vendeve të BE, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë që ka kufi të përbashkët tokësor me Danimarkën, ndaj vendimit të Kopenhagen-it për tu izoluar në mënyrë të njëanshme nga zona e Shengenit. “Danezët po shkelin frymën e Marrëveshjes së Shengenit” - kjo frazë tingëlloi në Berlin. Në fakt, në Botën e Vjetër kjo nuk është aspak tentativa e parë për shkeljen e “frymës së Marrëveshjes së Shengenit”. Le të marrim, për shembull, Italinë, Francën apo Spanjën, të cilat dëbuan në kohën e vet nga territoret e tyre romët rumunë dhe bullgarë që ndodheshin atje pikërisht me vizë Shengen. Ose tentativën e Italisë për ndërmarrjen e përpjekjeve maksimale me qëllim që të “ndajë” përgjegjësinë për numrin jashtëzakonisht të madhe të refugjatëve nga Tunizia, të cilët u vendosën e Gadishullin e Apenineve, me fqinjët e vet në Bashkimin Evropian. Krijimi brenda territorit të BE i linjave të reja ndarëse nuk kontribuon aspak për konsolidimin e proceseve integruese në kontinent. Unë mendoj se iniciativa për “mbulimin e kufijve” është krejtësisht tipike për prirjet nacionaliste të qarqeve të caktuara në vendet e Botës së Vjetër.

Aleksandër Sudnishnikov