Siç njoftuan në NASA, teleskopi kozmik “Hubble” zhvilloi studimin e vet shkencor të njëmiliontë. Objekt hulumtimi kësaj here u bë përbërja kimike e planetit që ndodhet përtej kufijve të Sistemit tonë Diellor në një distancë prej mijëra vite dritë nga Toka.

Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë në planetin e largët shenja uji, i cili është parakusht kryesor për ekzistencën e jetës. Teleskopi “Hubble”, i cili vitin e kaluar kremtoi 20-vjetorin e vet, ka transmetuar në Tokë një vëllim informacioni të barazvlefshëm me më tepër se 50 terabytes.