Në mbledhjen e X-të të krerëve të shërbimeve speciale (inteligjencës), organeve të sigurisë dhe organeve të ruajtjes së rendit për problemet e luftës kundër terrorizmit, e cila po zhvillohet në Shën Petersburg, Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurimit të Federatës Ruse Aleksandër Bortnikov deklaroi, se veprimtaria e një pjese të madhe të organizatave terroriste ndërkombëtare realizohet në mënyrë të pavarur nga “Al-Qaeda”.

0Sipas fjalëve të tij, Interneti është shndërruar në një instrument universal për tërheqjen, joshjen dhe rekrutimin e terroristëve, trajnimin e tyre, planifikimin dhe koordinimin e veprimtarisë. Pikërisht në Internet, mendon Bortnikov, ka filluar tani një luftë e vërtetë për zotërimin e mendjeve dhe zemrave të njerëzve, para së gjithash të të rinjve.