Rusia dhe NATO mund të krijojnë një qendër të përbashkët për monitorimin e rreziqeve kërcënuese të raketave balistike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen përcaktoi sfidat e përbashkëta për Rusinë dhe NATO-n në botën bashkëkohore. Më kryesorja ndër to, sipas mendimit të tij, është rreziku i sulmit raketor. Pas mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi në Soçi Rasmussen mbërriti në Shën Petersburg.

Qëndrimin e vet në kryeqytetin verior rus ai e filloi me vizitën në Akademinë Ushtarako-Detare, ku morri fjalën përpara studentëve dhe pedagogëve të saj. Në leksionin e vet të shkurtër Rasmussen përmendi rreziqet e përbashkëta për partnerët. Më kryesor ndër to ai quajti sulmin e mundshëm raketor. Më shumë se 30 shtete tashmë zotërojnë ose po sigurojnë raketa me rreze diverse veprimi, ndër të tjera edhe të tilla që janë të afta të fluturojnë deri në territoret e vendeve anëtare të NATO-s. Midis rreziqeve të tjera kryesore kërcënuese Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përmendi terrorizmin, piraterinë dhe trafikimin e drogës.

Çështja kryesore e pazgjidhur në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut vazhdon të mbetet sistemi i mbrojtjes evropiane antiraket, përkatësisht të cilit palët kanë qasje të ndryshme. Por, megjithatë, një hap i qenësishëm, thelbësor në çështjen e garantimit të sigurisë së përgjithshme mund të bëhet dukja e qendrës së përbashkët të monitorimit të rrezikut kërcënues të raketave balistike. Është i mundur gjithashtu edhe krijimi i qendrës për reagimin. Këto ide ruse Rasmussen i quan “shumë premtuese”. Ai është mëse i bindur se nga kërcënimi i përgjithshëm duhet të mbrohemi me përpjekje të përbashkëta. “- Rusia dhe NATO mund të përfitojnë shumë nga bashkupunimi dhe asgjë fare nga konfrontimi me njëra-tjetrën. Për mua çelësi për zbulimin e potecialit tonë fshihet në mbrojtjen antiraket (MAR). Rusia dhe NATO përballen me rreziqet kërcënuese të sulmeve raketore. Ne po krijojmë sistemin e mbrojtjes antiraket dhe, sigurisht, do të ishte shumë më e leverdisshme, e dobishme që sistemet tona të veçanta të mund të bashkëvepronin me qëllim që  në këtë mënyrë të krijohej e të forcohej besimi. Unë e di fort mirë se Rusia është e shqetësuar në lidhje me planet e NATO-s, por ne kemi deklaruar vazhdimisht se sistemi ynë i MAR nuk kërcënon Rusinë. Natyrisht që garancia më e mirë për të do të ishte pjesëmarrja në këtë proces, që Rusia të ingranohet në sistemin e MAR. Kjo do të jetë shumë më mirë se sa gjithfarë premtimesh”, - deklaroi Anders Fogh Rasmussen.

0Tema e MAR u bë një ndër subjektet kryesore të mbledhjes së Këshillit NATO-Rusia, e cila u zhvillua në vigjilje në Soçi. Rusia insiston në dhënien asaj të garancive ligjore se sistemi i mbrojtjes antiraket, që po krijohet aktualisht nga NATO, nuk do të drejtohet kundër saj.

Anatoli Novosjollov dhe Nina Dimitrieva