Tablloja e piktorit të famshëm venecian Giorgio da Castelfranco “Stuhia” (“Storm”) u ekspozua në Muzeun Ermitazh të Shën Petersburgut. Tablloja u soll për herë të parë në Rusi nga Galleria dell’Accademia në Venecia. “Ky është një eveniment i mrekullueshëm - në Ermitazh erdhi një nga pikturat më të famshme dhe më misterioze në botë”, - tha i impresionuar Drejtori i Muzeut Ermitazh Mihaill Piotrovski.

0Kjo pikturë e famshme vetëm për të dytën herë gjatë gjithë historisë së ekzistencës së vet po largohet nga Italia. Më parë tabllonë “Stuhia” e kanë nxjerrë jashtë mureve të Galleria dell’Accademia vetëm një herë - kur e ekspozuan në Londër në vitet 1930.