BE po heq nga tregu dhe po ndalon përkohësisht importin e të gjitha farërave si dhe farave të fasuleve nga Egjipti pas asaj kur farat e fenugreek (lat. - Trigonélla) egjiptian u deklaruan si fajtore të mundshme të shpërthimit të infeksionit intestinal E. coli në pjesë veriore të Gjermanisë dhe në Francë, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Komisioni Evropian do të vazhdojë monitorimin e situatës me vemendje të përqendruar dhe do të marrë masa suplementare në qoftë se për këtë do të lindë nevoja”, - theksohet në njoftimin e sipërpërmendur.

0Ndalimi i përkohshëm i importeve do të jetë i vlefshëm deri më 31 tetor të vitit në vazhdim.