Rezultatet e ekspertizës që ka të bëjë me çështjen e Sergei Magnitskit, të zhvilluar nga Këshilli presidencial për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtat e Njeriut, përkojnë me përfundimet e punës së Komitetit Hetimor të Federatës Ruse, njoftoi të martën Kryetari i Këshillit Mihaill Fedotov.

Të hënën Zëdhënësi i Komitetit Hetimor të Federatës Ruse Vladimir Markin deklaroi, se sipas rezultateve të ekzaminimit mjeko-ligjor vdekja e Sergei Magnitskit është e lidhur me mosdhënien atij në kohën e duhur të ndihmës mjekësore. Ai shtoi se në një kohë të afërt hetimi planifikon të sjellë përpara drejtësisë ata që kanë kryer këtë shkelje.

0Konsulenti i Fondit të investimeve “Hermitage Capital Management” Sergei Magnitskij, i akuzuar për evazion fiskal në dobi të organizatës,  vdiq në qelinë e paraburgimit “Matrosskaja tishina” më 16 nëntor të vitit 2009.