Në Moskë do të duket Disneyland-i. Mbi planet për krijimin e një qendre moderne argëtimi deklaruan autoritetet e kryeqytetit. Ajo do të zëvendësojë Parkun e famshëm të pushimit dhe kulturës “Maksim Gorki”, i cili është vendosur mu në qendër të Moskës. Parashikohet që Parku “Maksim Gorki” të shndërrohet në një zonë të gjelbër.

Ideja për ndërtimin e Disneyland-it rus u duk që në vitin 1961, më pas autoritetet moskovite iu rikthyen asaj në vitet 1990-të. Atëhere projekti dështoi. Mbi planet ekzistuese ambicioze u kujtuan pas likuidimit të Parkut të Lojërave me emër “Maksim Gorki”. Atëhere u bë e qartë se Moskës i duhet një park i ri modern argëtimesh, tha në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Kreu i Departamentit të Moskës për Marrëdhëniet e Jashtme Ekonomike Sergei Çeriomin: “- Parashikohet që ky park të ketë një karakter familjar me qëllim që atje të mund të argëtohen edhe qytetarët më të vegjël, edhe ata të brezave më të vjetër. Në këtë park do të ketë edhe lojëra për të apasionuarit pas ekstremeve. Por ekziston një problem mjaft serioz - karakteristik për Moskën - kushtet e ashpra klimatike. Në Moskë praktikisht gjysmë viti bën mot i ftohtë. Parqe të tilla si Disneyland nuk janë të përshtatura për një klimë të tillë kaq të ashpër. Prandaj shumë atraksione do të duhet të vendosen nën kulme, çati, gjë kjo që, natyrisht, është e mbarsur me rritjen e kostos së ndërtimit të këtij parku”, - thotë Sergei Çeriomin.

Pavarësisht çmimeve të larta, specialistët i quajnë projekte të tilla ekonomikisht të qëndrueshme, rentabël. Vërtet, periudha e rikuperimit të shpenzimeve (payback) është jo më pak se 30 vjet. Sipas mendimit të ekspertëve, kostoja e Disneyland-it të Moskës do të përbëjë disa qindra milionë dollarë.

Vendimi përfundimtar për krijimin e parkut të ngjashëm me Disneyland-in do të merret atëhere kur autoritetet të përcaktohen me platformën për ndërtimin e tij: për këtë park duhen jo më pak se 200 hektarë. Autoritetet e kryeqytetit nuk kanë ndërmend të merren me rikonstruktimin e parqeve të vjetra. Prandaj nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj, që “vendi i përrallave” të vendoset diku në periferi të Moskës.

0Disneyland-i rus nuk është e thënë të jetë domosdoshmërisht kopje e parqeve tashmë ekzistuese, thotë Sergei Çeriomin. Ndoshta ai do të jetë ndonjë kompleks i tillë ku do të mblidhen argëtimet më të mira. Parku modern i argëtimeve do të ndihmonte gjithashtu për ta shndërruar Moskën në një nga qendrat turistike botërore.

Aleksandra Zaharova