Komiteti Olimpik Ndërkombëtar morri vendimin për të shtuar edhe 3 disiplina të reja sportive në programin e Olimpiadës së vitit 2014 që do të zhvillohet në qytetin rus Soçi, në brigjet e Detit të Zi. Këto disiplina janë: Slopestyle, Slopestyle me snowboarding dhe slalomi paralel ekipor me snowboard.

0Pjesëmarrësit e Olimpiadës do të rivalizojnë për 6 komplete medaljesh. Në këto gara do të përfshihen si sportistët meshkuj, ashtu edhe femra.