Çfarë masash janë të afta që të frenojnë rritjen e pabarazisë sociale? Kjo pyetje po vjen duke u bërë gjithnjë e më aktuale. Një nga shenjat evidente të intensifikimit të vazhdueshëm të shtresëzimit social në botë është rritja e ndjeshme e kërkesës për mallrat e klasës “luks” gjatë kohës së krizës ekonomike globale.

Në grupin e vendeve - konsumatore kryesore të mallrave të luksit - hynë Kina, Brazili dhe Rusia, të cilat spostuan bile SHBA dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Dhe kjo pavarësisht nga fakti se në Rusi të ardhurat e 16% të qytetarëve të vendit figurojnë nën nivelin e minimumit të nevojshëm për jetesë. Në Kinë, për shembull, 150 milionë njerëz mbijetojnë me 1$ në ditë. Recetat e veta për luftimin e shtresëzimit social i propozuan ekspertë të autoritetshëm rusë.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Tregtisë, qarkullimi tregtar i kompanive që merren me shitjen e mallrave luksoze në tregun botëror këtë vit arriti në 182 miliardë euro. Në Rusi mallrat e luksit - që nga orët e markave më prestigjioze e deri tek aeroplanët privatë - i blejnë 10% e qytetarëve të pasur, të cilëve u bien për pjesë më tepër se 1/3 e të ardhurave totale. Ata janë 20 herë më të pasur se sa bashkatdhetarët e tyre të tjerë. Sipas mendimit të disa ekspertëve, për mbështetjen e personave më në nevojë, duke përfshirë këtu pensionistët dhe familjet me shumë fëmijë, duhet ndryshuar medoemos politika e rishpërndarjes së të ardhurave. Ata që përdorim mallrat e luksit duhet t’a japin një pjesë të të ardhurave të veta në formë taksash.

Lufta kundër shtresëzimit të shoqërisë duhet të ketë karakter kompleks, thotë Drejtori i Qendrës ruse të Hulumtimeve Sociale dhe Inovacioneve, Profesor Eugjeni Gontmaher: “- Ne kemi nevojë për kalimin nga ekonomia e lëndëve të para tek ajo e përzier. Natyrisht, nga nafta dhe gazi ne nuk do të heqim dorë për një kohë të gjatë. Por, në veçanti, Instituti ynë ka përpunuar një program të madh për kalimin nga ky sektor i ekonomisë në atë të përpunimit të naftës dhe gazit. Domethënë, ne duhet të përpunojmë ato burime të lëndëve të para që nxjerrim në vend dhe t’ua shesim produktet që do ti nënshtrohen përpunimit të lartë vendeve të tjera”, - thotë Eugjeni Gontmaher.

0Varianti inovativ i zhvillimit të ekonomisë presupozon ritmet e rritjes së GDP-së në vend në nivelin 4-5% në vit. Dhe atëhere, sipas llogaritjeve të specialistëve, aty nga viti 2030 gjysma e qytetarëve rusë mund të kualifikohet në përbërjen e klasës së mesme të shoqërisë.

Maria Domnickaja