Njësia e kozmonautëve rusë këtë vit do të plotësohet edhe me pesë veta. Përzgjedhja e radhës e pretendentëve për përfshirjen në këtë grup do të shpallet së shpejti.

0Për herë të parë kjo do të zhvillohet në ndërmarrjet e industrisë kozmike, në një kohë kur më parë kozmonautët e ardhshëm i zgjidhnin kryesisht midis pilotëve ushtarakë. Aktualisht njësia e kozmonautëve numëron 35 veta. Kërkesa veçanërisht të rrepta paraqiten përkatësisht gjendjes fizike të kandidatëve për përfshirjen në këtë skuadër. Më shpesh kandidatët diskualifikohen në testimet e lidhura me ndikimin, efektin e mbingarkesave.