Rusia nuk sheh ndonjë arsye objektive për ndërprerjen e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Sirinë. Autoritetet e këtij vendi, megjithë situatën e ndërlikuar politike në vend, nuk e kanë humbur kontrollin mbi të, deklaroi Mihaill Bogdanov pas emërimit të vet në postin e Zëvendës-ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, që kuron në këtë dikaster drejtimin e Lindjes së Afërt dhe atë të Afrikës.

Sipas fjalëve të diplomatit, Moska, gjatë plotësimit të obligimeve të veta ndërkombëtare, përmbahet megjithatë nga furnizimi i armëve në rastet kur ka arsye për të besuar se ato do të kenë efekt destabilizues.