Në Olimpiadën Speciale në Athinë sportistët rusë fituan 296 medalje, më shumë se 140 prej të cilave janë medalje ari. Në Olimpiadën e XIII-të Speciale Ndërkombëtare morrën pjesë 7.5 mijë sportistë - fëmijë dhe të rritur - nga më shumë se 180 vende të botës.

0Olimpiada Speciale përfaqëson në vetvete një lloj kampionati ndërkombëtar për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Ajo zhvillohet që nga viti 1968 një herë në katër vjet. Olimpiada Speciale e XIV-të do të zhvillohet në Korenë e Jugut.