Siç njofton sot gazeta ruse “Kommersant”, Gaddafi pranoi të largohet nga pushteti në këmbim të garancive të sigurisë. Sipas informacionit të gazetës, këto garanci shprehet e gatshme t’ia japë atij, në veçanti, Franca. Por si një ndër kushtet kryesore, me respektimin e të cilave është dakort të japë dorëheqjen Gaddafi, paraqitet zhvillimi i zgjedhjeve me pjesëmarrjen e djalit të tij Seif al-Islam.

0Mbështetësit e Muammar Gaddafit mendojnë se në qoftë se kryengritësit kërkojnë me të vërtetë demokraci, ata duhet të pajtohen me pjesëmarrjen në zgjedhjet në vend të të gjitha forcave politike.