Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Catherine Ashton përshëndeti të hënën në Bruksel marrëveshjet e para, të arritura të shtunën e kaluar në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, duke deklaruar se ato janë të dobishme për të dyja palët.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës të shtunën në Bruksel, gjatë raundit të pestë të bisedimeve, ranë dakort në lidhje me çështjet e lirisë së lëvizjes, shkëmbimit të kopjeve të  librave të regjistrimit të gjendjes civile dhe njohjen e ndërsjelltë të diplomave universitare.

0Këto janë rezultatet e para konkrete, të fiksuara në negociatat për çështjet teknike, të cilat që nga marsi i këtij viti me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian po zhvillohen mes Beogradit dhe përfaqësuesve të Kosovës.