Rusia shpreson se sistemi i mbrojtjes evropiane antiraket do të bëhet projekt i përbashkët megjithatë. Për këtë deklaroi në një konferencë mbajtur për shtyp në Soçi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, NATO nuk e kërcënon Rusinë, por në marrëdhëniet midis tyre ekzistojnë ende probleme.

0Në Moskë e quajnë principialisht të rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit e sistemit evropian të mbrojtjes antiraket të japin garanci se ai nuk do të drejtohet kundër cilitdo prej tyre.