Operacioni i NATO-s në Libi do të bëhet test për verifikimin e konceptit të ri strategjik të Aleancës së Atlantikut të Veriut, kurse diskutimet në lidhje me mbrojtjes evropiane antiraket - provë për marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s. Për këtë u deklarua të hënën në mbledhjen e Këshillit NATO-Rusi, i cili u mbajt për herë të parë në Rusi.

Sekretarin e Përgjithshëm dhe ambasadorët e vendeve të NATO-s në Soçi i priti Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Në lidhje me çështjen e Libisë mendimet e Rusisë dhe NATO-s janë përkuese: Moska dhe Aleanca janë të interesuara ta shohin Libinë një shtet të zhvilluar sovran. Pikërisht në atë, se ç’vazhdim do të marrë operacioni ushtarak në këtë vend dhe do të shprehet koncepti i ri strategjik i NATO-s, mendon Medvediev.

Në Soçi palët arritën progres në diskutimin e çështjeve aktuale, deklaroi Dimitri Medvediev: “- Në përgjithësi, të gjithë janë të frymëzuar nga rezultatet e arritura. Mbledhja e Këshillit NATO-Rusi ishte produktive. Unë shpresoj se ne arritëm të avancojnë në atë rend dite që është aktual për Rusinë dhe shtetet e NATO-s. Sigurisht, këtë dritare unikale mundësish na e hapi Samiti i Lisnobës. Vendimet që u morrën në të ne i vlerësojmë si tejet pozitive. Pikërisht mbi bazë të vendimeve të tilla mund të ndërtohet partneriteti strategjik”, - tha Presidenti i Rusisë.

Po a do të mund ti besojnë dot vallë njëri-tjetrit kundërshtarët e dikurshëm? Përgjigja ndaj kësaj pyetje në shumë gjëra do të varet nga mënyra se si do të ndërtohet sistemi i mbrojtjes antiraket në Evropë. Tani për tani ky artikull vazhdon të mbetet pengesë.

Anders Fogh Rasmussen vuri në dukje, se NATO del për ndërtimin e dy sistemeve - atij rus dhe natovian të mbrojtjes antiraket dhe për shkëmbimin e informacionit midis tyre.

0Për Rusinë është principialisht e rëndësishme, thelbësore që të marrë garanci të asaj, se sistemi në zhvillim i mbrojtjes antiraket nuk do të drejtohet kundër saj. Moska gjithashtu këmbëngul në domosdoshmërinë e bashkëpunimit të barabartë të të gjithë anëtarëve të Këshillit NATO-Rusi në përpunimin e konceptit dhe arkitekturës së sistemit të ardhshëm të mbrojtjes antiraket në Evropë. Por Rusia nuk e quan megjithatë NATO-n rrezik kërcënues për veten, theksoi Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Lavrov, i cili morri pjesë në negociatat e zhvilluara: “- Ky është një keqkuptim që ka marrë përhapje të gjerë. Ne u kemi dhënë shpjegime në mënyrë të përsëritur partnerëve tanë, por ata herë pas here referohen tek doktrina jonë e re ushtarake. Në të ka gjetur pasqyrim jo lista e kërcënimeve, por e rreziqeve. Rrezikun ne e vërejmë në atë fakt, se infrastruktura ushtarake e NATO-s, në kontekstin e zgjerimit të Aleancës, po i afrohet kufijve tanë pavarësisht nga marrëveshjet ekzistuese të vitit 1997. Presidenti i Rusisë në takimin me ambasadorët e Këshillit NATO-Rusi, nga ana e vet sqaroi si vijon: “Në qoftë se objektet ushtarake shfaqen pranë kufijve tanë, ju nuk mund ta injoroni këtë në planifikimin tuaj ushtarak”, - citoi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Olga Denisova dhe Nina Dimitrieva