Pikëpamjet e Rusisë dhe NATO-s tani për tani janë krejtësisht diverse përkatësisht zbatimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë, por pozitat e tyre në lidhje me rregullimin e konfliktit me mjete politike, paqësore përkojnë, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Lavrov në Soçi, në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Ministri rus Lavrov vuri në dukje konvergjencën e plotë të pikëpamjeve në lidhje me pashmangshmërinë e kalimit tek procesi politik. Dhe sa më shpejt që të fillojë ky proces, aq më mirë do të jetë, tha ai.