Shkarko audiofailin

Procesi gjyqësor ndaj gjeneralit Ratko Mlladiç, i cili rifilloi më 4 korrik në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë, premton të jetë tejet i komplikuar dhe kohëgjatë. Vetë gjenerali tashmë deklaroi, se refuzon të marrë pjesë në seancat gjyqësore për sa kohë që atij nuk do ti vihen në dispozicion avokatë të rinj. Përveç kësaj, aspiratat gjeopolitike të lidhura me vetë procesin gjyqësor në fjalë janë shumë të larta, shprehet me bindje të plotë vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov.

Hallkë kyçe për palën akuzuese u bënë ngjarjet e lidhura me marrjen nga ushtria e serbëve boshnjakë nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç të qytetit Srebrenica në korrik të vitit 1995. Akuza i kualifikon ato si krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe bile si gjenocid, i cili konsiston në ekzekutimin e 8 mijë myslimanëve boshnjakë.

Por shumë nga ata, të cilët cilësoheshin gjoja si të pushkatuar, si përfundim u gjetën në vende të tjera ose figuruan në listat e elektoratit në zgjedhjet e para të përgjithshme të periudhës së pasluftës në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas dëshmive të ekspertit të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Strategjike në Uashington Jossef Bodansky, “të gjitha provat e përftuara nga ekzaminimet dhe autopsitë e pavarura dëshmojnë vetëm për disa qindra viktima myslimane. Theksi i vazhdueshëm mbi numrin e madh të viktimave myslimane shërben si perde maskuese për vrasjet e mëparshme të civilëve serbë në këtë qytet prej myslimanëve. Kjo dëshmon mbi atë, se Perëndimi përdor versionin apriori të rremë për justifikimin e intervencionit të vet në rajonin e Ballkanit, - tha në intervistën e saj dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” ekspertja ballkanologe ruse Anna Filimonova: “- Bota, ç’është për të ardhur keq, po hyn në një fazë të re - në fazën e formimit në Ballkan dhe në rajone të tjera të rëndësishme strategjike të botës të protektorateve në vartësi të Perëndimit. Kurse roli kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare po kalon tek NATO dhe ekskluzivisht tek faktori forcë. Këtë ne po e vëmë re jo vetëm në Ballkan, por edhe në Afrikën e Veriut, edhe në Lindjen e Afërt”, - shprehet Anna Filimonova.

0Nuk është për tu habitur aspak, se bile dhe Qendra informative e zbulimit amerikan “Stratfor” (Strategic Forecasting, STRATFOR ose Global Intelligence Company) pranon, se serbët e akuzuar nga Tribunali i Hagës “nuk kanë qenë kurrë shkaku kryesor i lëkundjeve, mëdyshjeve të Evropës përkatësisht anëtarësimit të Serbisë në BE. Evropën shumë më tepër e preokupon mungesa e dëshirës, vullnetit të Beogradit “për të avancuar në drejtim të anëtarësimit në NATO” dhe “marrëdhëniet e tij të forta me Rusinë” - vë në dukje “Stratfor”. Në këtë dhe konsiston i gjithë qëllimi i organizimit të procesit gjyqësor ndaj Ratko Mlladiçit: që të sigurohet argumentimi ligjor, i leverdisshëm për Perëndimin, i tabllosë së luftës në Ballkan dhe mbajtja e Serbisë “lidhur për qafe me zinxhir të shkurtër”.

Pjotër Iskenderov