Presidentët e Rusisë dhe Afrikës së Jugut, respektivisht Dimitri Medvediev dhe Jacob Gedleyihlekisa Zuma, po diskutojnë në Soçi rrugët e rregullimit të konfliktit në Libi.

“Unë do të dëshiroja të përqendrohej vemendja në gjetjen e një mënyre paqësore për ti dhënë fund konfliktit”, - tha Medvediev gjatë hapjes së negociatave dhe njoftoi mbi takimin e ardhshëm me ambasadorët e vendeve të NATO-s kushtuar situatës në Libi. “Do të ishte e dëshirueshme që ata të dëgjonin jo vetëm mendimin tim, por edhe Tuajin”, - theksoi ai.

Zuma e quan të rëndësishme të ndajë me Liderin rus rezultatet e samitit të paradokohshëm të Bashkimit Afrikan për Libinë.

0Edhe Rusia, edhe Afrika e Jugut këmbëngulin vendosmërisht në ndërprerjen e bombardimeve të Libisë nga aviacioni i NATO-s dhe fillimin e negociatave të të gjitha palëve të përfshira në konflikt. Sot do të niset për në Afrikë i Dërguari i Posaçëm i Presidentit rus Mihaill Margellov.