Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen mendon se pozitat e NATO-s dhe Rusisë në çështjen e mbrojtjes antiraket (MAR) po fillojnë të afrohen, tha ai në konferencën për shtyp mbajtur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi në Soçi.

Sipas fjalëve të Rasmussen, palët ripohuan angazhimin e tyre për të bashkëpunuar në sferën e MAR duke parashtruar e shpjeguar pozitat e veta. Pengesë vazhdojnë të mbeten planet e SHBA për dislokimin në Evropë të elementeve të mbrojtjes së vet antiraket, duke përfshirë këtu edhe raketat interceptore në afërsi të kufijve të Federatës Ruse.

0Në Moskë e vlerësojnë këtë si rrezik kërcënues për sigurinë e vendit. Si alternativë propozohet puna e përbashkët për krijimin e një sistemi efektiv të MAR, i cili të mund të mbronte gjithë hapësirën Euro-Atlantike nga sulmet e mundura raketore.