Në gjykatat bjelloruse u paraqitën për shqyrtim çështjet administrative të ngritura kundër pjesëmarrësve të aksioneve të protestës “Revolucioni nëpërmjet rrjetit social”. Si rezultat i mitingjeve të organizuara nga opozitarët më 3 korrik, në Ditën e Pavarësisë së Bjellorusisë, vetëm në Minsk u arrestuan më tepër se 200 veta. Aksione proteste u zhvillua edhe në qytete të tjera bjelloruse dhe u shpërndanë në mënyrë të dhunshme nga bashkëpunëtorët e ruajtjes së rendit.

Policia shpërdau turmën, e cila u përpoq të mbyste me zhurmën e duartrokitjeve fjalimin e Presidentit Aleksandër Llukashenko, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” politikani opozitar dhe ekonomisti bjellorus Jarosllav Romançuk: “- Në qendër të qytetit u vu në përdorim gaz lotsjellës. Të rinjve iu mohua, iu ndalua bile edhe metoda më e thjeshtë, më e padëmshme e shprehjes së protestës - të ecin nëpër rrugë e të duartrokasin. Bile më tepër se kaq, u krijua një situatë krejtësisht absurde: gjatë mbajtjes së fjalimit të rastit nga Aleksandër Llukashenko, gjatë zhvillimit të koncertit festiv, njerëzit kishin frikë të duartrokisnin. Kjo flet për shkallën e lartë të frikësimit, trembjes së njerëzve dhe marrëdhëniet krejtësisht jo adekuate që janë vendosur midis autoriteteve të vendit dhe shoqërisë bjelloruse”, - thotë Jarosllav Romançuk.

Ekspertët parashikojnë, se pas ngjarjeve të 3 korrikut në Bjellorusi do të forcohet ndjeshëm kriza financiare dhe sociale. Autoritetet demonstruan qartë paaftësinë e tyre për të negociuar me qytetarët e vet. Dhe tani si nga njëra palë, ashtu dhe nga pala tjetër mund të priten vendime, veprime akoma dhe më këmbëngulëse, edhe më drastike, mendon Jarosllav Romançuk: “- Kur në vjeshtë njerëzit të kthehen sërish në vendet e punës, atëhere studentët do të përballen me faktin se atyre do tu duhet të paguajnë 30% më shumë për arsimimin e vet, kur të gjithë të shohin se sa është shtrenjtuar transporti publik dhe sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore, arsyet për shprehjen e pakënaqësisë do të jenë akoma edhe më të mëdha. Mund të pritet thellimi serioz i krizës. Autoritetet nuk disponojnë rezerva financiare për të ruajtur stabilitetin në vend. Dhe atëhere do të fillojnë të veprojnë akoma dhe më ashpër”, - thotë politikani opozitar dhe ekonomisti bjellorus Jarosllav Romançuk.

Situatën e krijuar e kanë në dorë ta ndreqin vetëm autoritetet e Bjellorusisë. Ato duhet të fillojnë dialogun konstruktiv me opozitarët. Nisma pajtuese duhet të iniciohet nga ato. Nëse nuk do të ndodhë një gjë e tillë, atëhere vendin e pret jo vetëm kriza politike dhe ekonomike, por edhe revolucioni i vërtetë.

0Për fat të keq, venë në dukje ekspertët, shpresat për zgjidhjen paqësore të konflikteve bjelloruse janë tepër të vakëta. Aleksandër Llukashenko vazhdon të pohojë, se në vend gjithçka shkon mbarë e mirë, se ç’do gjë është në rregull, kurse protestuesit veprojnë sipas planeve “të përpiluara në kryeqytetet e vendeve të caktuara”, të cilat duan ta gjunjëzojnë Bjellorusinë dhe të cënojnë pavarësinë e saj.

Maria Vesnovskaja