Fatkeqësitë që pllakosën mbi Japoninë - tërmeti shkatërrimtar dhe cunami që shkaktuan katastrofën në centralin bërthamor “Fukushima-1”, - afruan popullin japonez me atë rus. Për këtë deklaroi Kreu i Administratës presidenciale ruse Sergei Narishkin, i cili aktualisht ndodhet me një vizitë në Tokio.

0Ai tha, se Rusia e përjetoi katastrofën në Japoni si tragjedinë e vet. Sergei Narishkin ndodhet tani në Japoni si Kryetar i Komitetit Organizativ të Festivalit të Kulturës Ruse që u hap në këtë vend. Në programin e tij janë përfshirë koncerte, spektakle, ekspozita, shfaqje filmash, demonstrim i modës dhe degustimi i kuzhinës kombëtare ruse.