Të frikësuara nga avaria që ndodhi në elektrostacionin atomit japonez “Fukushima-1”, vendet evropiane - Gjermania, Italia dhe Zvicra - vendosën të heqin dorë nga përdorimi i energjetikës atomike në favor të një burimi tjetër alternativ. Po sa i sigurt është ai? Përgjigjen ndaj kësaj pyetje janë përpjekur ta japin shkencëtarët dhe ekologët (ambientalistët).

Burime të “gjelbërta “ (“green”) të energjisë - kështu i pagëzuan ato mbrojtësit e natyrës. Ndërkohë, gjatë studimit të tyre të detajuar nuk ka gjasa që ato të kualifikohen ndër burimet ekologjikisht të pastra. Panelet silikone (silic) në çatitë e shtëpive, kulmet e ndërtesave, për të cilat luftojnë me aq ngulm evropianët, bile që në fazën e prodhimit të vet i shkaktojnë dëm të konsiderueshëm mjedisit. Përsa i përket energjisë së erës (gjeneratorëve të erës), edhe me këtë burim jo gjithçka është në rregull, duhet thënë. Zhurma e tyre është tejet e dëmshme për shëndetin, ndërsa panelet e dala jashtë përdorimit nuk i nënshtrohen fare riciklimit (utlizimit).

Po, vërtet, burimet e “gjelbëra” të energjisë nuk janë krejtësisht të sigurta, të padëmshme, por nga dy të këqijat ne zgjedhim atë më të voglën, mendon Kooordinatori i programit të ekologjizimit të veprimtarisë industriale të Qendrës ruse të Mbrojtjes së Natyrës së Egër (Wildlife) Igor Shkradiuk: “- Energji elektike krejtësisht e pastër nuk ekziston. Të gjitha llojet e saj dallohen përkatësisht ndikimit të tyre më të madh apo më të vogël në mjedisin rrethues. Po, vërtet, bateria diellore kërkon një sasi jashtëzakonisht të madhe silikoni jo të parrezikshëm. Inxhinierët shpresojnë shumë se materialet pa silikon për bateritë diellore do të duken pas 10-20 vjetësh. Ndërkohë vetë bateria, në qoftë se ajo nuk demontohet, nuk përbën kurrfarë rreziku. Ndërsa përsa i përket energjisë së erës... Aktualisht ekzistojnë gjeneratorë të fuqishëm të erës, të cilët në distancë 200 metra nuk dëgjohen pothuajse fare. Por ata janë rreziku kryesor për zogjtë shtegëtarë”, - thotë Igor Shkradiuk.

Dëm i shkaktojnë mjedisit rrethues të gjitha burimet e energjisë, pohon Drejtuesi i departamentit energjetik të "Greenpeace Rusia” Vladimir Çuprov. Por kur në njërën pjatë të peshores vihen centralet bërthamore, kurse në pjatën tjetër burimet alternative të energjisë, atëhere avantazhi është në favor të këtyre të fundit, vë në dukje ai.

Megjithatë, në industrinë e energjetikës bërthamore ka filluar një modernizim mjaft serioz. Në Rusi tashmë ekziston projekti i elektrostacionit atomik, i certifikuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin janë marrë parasysh mësimet e nxjerra nga varia në elektrostacionin bërthamor japonez “Fukushima-1”. Në veçanti, centrali bërthamor i brezit të ri është në gjendje të përballojë bile edhe rënien e aeroplanit mbi të.

0Ndërkohë, duhet thënë, se kur lind problemi i bërjes së zgjedhjes, në plan të parë del gjithmonë faktori i çmimit. Energjia e përftuar nga bateritë (panelet) diellore dhe gjeneratorët e erës është 2-3 herë më e shtrenjtë se sa ajo e centraleve bërthamore. Dhe ndërsa disa vende refuzojnë përdorimin e energjetikës atomike në favor të asaj alternative, fqinjët e tyre, për shembull Franca, i ofroi tashmë Gjermanisë blerjen e energjisë elektrike nga centralet e veta bërthamore. Kurse Kina nuk është aspak kundër marrjes në punë të ekspertëve gjermanë të centraleve bërthamore.

Svetllana Andrejeva