0Në Turqi vdiq edhe një qytetare tjetër ruse, e cila u helmua nga alkooli i rremë i përdorur në fund të majit. Viktoria Nikollajeva që nga 20 qershori ndodhej në spital e lidhur me aparaturën e ventilimit artificial të mushkërive (frymëmarrjes artificiale). Ajo u bë viktima e 5-të e alkoolit të rremë me përmbajtje metanoli, me të cilin i gostitën rusët gjatë kohës së shëtitjes detare me jaht në qytetin turk Bodrum. Gjithsej në spital atëhere u shtruan 20 qytetarë rusë.