Rusia i bën thirje NATO-s për të kaluar nga frenimi i ndërsjelltë tek kundërshtimi i rreziqeve të përbashkëta kërcënuese. Për këtë deklaroi Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Lavrov në Soçi, në mbledhjen e Këshillit NATO-Rusi. Ndër kërcënime të tilla Lavrov përmendi: terrorizmin, përhapjen e armës së shkatërrimit në masë dhe trafikimin e drogës. Sergei Lavrov shprehu shpresën se në këtë takim do të konfirmohet kursi për zhvillimin e partneritetit strategjik mes palëve.

Në mbledhje në Soçi, në të cilën marrin pjesë edhe Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, po diskutohen problemet që kanë të bëjnë me krijimin në Evropë të të një sistemi unik të mbrojtjes antiraket, situata në Libi dhe në rajone të tjera të mbarsura me krizë në planet.