Shërbimi Federal i Rusisë për Monitorimin Veterinar dhe Fitosanitar “Rospotrebnadzor” anuloi ndalimin e importit të perimeve nga Danimarka dhe Spanja në Federatën Ruse. Tani perimet nga këto vende do të fillojnë të hyjnë në tregun rus mbi bazë të një regjimi të veçantë, njoftoi Kryemjeku sanitar i Rusisë Gennadi Onishçenko.

Më 28 qershor Rusia lejoi importimin e perimeve të freskëta në regjim të veçantë nga Holanda dhe Belgjika.

0Federata Ruse vendosi ndalimin ndaj importeve të perimeve të freskëta nga BE për shkak të shpërthimit të infeksionit tejet të rrezikshëm intestinal në Evropë. Kusht për rikthimin e perimeve evropiane në tregun rus u bënë siguritë e produktit të garantuar të konfirmuara me certifikatë të veçantë.