Në ditën e parë, pas heqjes së embargos mbi eksportet e drithërave, nga Rusia u eksportuan më shumë se 1 milion e 100 mijë ton. Për këtë njoftoi sot Zëvendëskryeministri i parë Viktor Zubkov. Sipas mendimit të tij, kjo dëshmon mbi atë se kompanitë ruse nuk kanë kurrfarë problemesh me rikthimin në tregun botëror të drithërave.

Rusia sot rifilloi eksportin e drithërave pas një pauze gati 1-vjeçare. Embargo ndaj eksporteve të drithërave në Rusi u vendos më 15 gusht të vitit 2010 në lidhje me humbjet e mëdha -30% të korrjeve- për shkak të thatësirës së paparë në vend.

0Sipas parashikimeve, vëllimi i drithëra të këtij viti në Rusi premton të arrijë deri në 85 milionë ton.