0Raketa “Bulava” do të vihet në prodhim seri, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse Anatoli Serdiukov. “Bulava” fluturoi. Ky është lajm i mirë. Për ne tani është mëse e qartë, se në variantin e tanishëm raketa mund të vihet në prodhim seri”, - tha Serdiukov në takimin me vëzhguesit ushtarakë të mjeteve ruse të informimit masiv. Më 28 qershor nëndetësja atomike “Juri Dollgorukij” realizoi nga akuatori i Detit të Bardhë lëshimin e suksesshëm të kësaj rakete balistike ndërkontinentale.