Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti “situatë të papëlqyeshme” përpjekjet për të interpretuar në mënyrë të dykuptimshme rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë me qëllim të furnizimit me armë nga Franca të opozitës në këtë vend.

0“E drejta ndërkombëtare nuk duhet të tolerojë paqartësi, dykuptueshmëri”, - tha Sergei Lavrov në konferencën për shtyp mbajtur pas negociatave me Ministrin e Jashtëm të Francës Alain Juppe. Lavrov i kujtoi atij pozitën e përbashkët të presidentëve të Rusisë dhe Francës në samitin në Deauville, sipas së cilës punës me dhunën duhet ti jepet fund sa më shpejt në këtë vend dhe se palët duhet të ulën rreth tryezës së bisedimeve për të negociuar mbi të ardhmen e vendit.