Ngurrimi, mosdëshira për të marrë në konsideratë interesat ruse gjatë krijimit të mbrojtjes evropiane antiraket mund ti shkaktojë dëm serioz marrëdhënieve të Rusisë dhe NATO-s, - deklaroi Zëdhënësi i MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Llukasheviç.

0Ky projekt duhet të bëhet instrument i forcimit të sigurisë për të gjitha vendet e Këshillit Rusi-NATO, të ruajë stabilitetin strategjik dhe jo ta dobësojë atë. Ngurrimi, mosdëshira për të marrë parasysh interesat ruse në një çështje të tillë kaq principiale, mund ti shkaktojë dëm serioz marrëdhënieve të Rusisë dhe NATO-s, tha Llukasheviç. Sipas fjalëve të tij, ruajtja e “paqartësisë, papërcaktueshmërisë në sferën e sigurisë ushtarake përkatësisht planeve dhe pasojave të dislokimit të mbrojtjes evropiane antiraket do të forcojë destabilitetin në Evropë dhe është e mbarsur me rrezikun e fillimit të një gare të re të armatimeve”.