Siç njoftuan në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), burim i infeksionit intestinal (të zorrëve) E. coli mund të jenë farat e bathëve (fasuleve) të importuara nga Egjipti.

0Sipas të dhënave të organizatës, farat e fenugreek-ut, të importuara nga Egjipti në vitin 2009, mund të kenë qenë të infektuara nga bacili E. coli, prej të cilit kanë gjetur tashmë vdekjen 48 veta në mbarë botën. Farërat u porositën fillimisht nga një kompani britanike dhe u rishitën po atë vit në Francë. Në vitin 2010 farat e fenugreek-ut u importuan në Gjermani. Në raportin e Qendrës vihet në dukje gjithashtu, se produktet potencialisht të rrezikshme janë ende në shitje në tregjet si brenda BE, ashtu dhe përtej kufijve të tij.