Rusia është e gatshme për kompromis me NATO-n në lidhje me çështjen e krijimit të sistemit të mbrojtjes evropiane antiraket (MAR), por mendon se hapin e parë në këtë drejtim duhet ta bëjë megjithatë Perëndimi, i cili dhe e stimuloi lindjen e këtij problemi. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin.

0Përveç kësaj, ai njoftoi se në Moskë, sigurisht, që nuk presin ndryshim të shpejtë të pozitave të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut në lidhje me çështjen e bashkëpunimit me Rusinë në ndërtimin e sistemit të përbashkët të MAR, prandaj Federata Ruse parashikon në programin e zhvillimit të armatimeve të veta “gjithçka të nevojshme për krijimin e kundërpërgjigjes tekniko-ushtarake ndaj, si i thonë fjalës, çfarëdo të papriturash të fatit”.