0Në Bashkimin Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit që nga dita e sotme fshihen të gjithë kufijtë ekzistues doganorë. Tani kontrolli ndaj qarkullimit të mallrave dhe mjeteve të transportit, që drejtohen për në Bashkimin Doganor, do të realizohet në kufijtë e jashtëm të tij. Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, në territoret e të cilave jetojnë rreth 180 milionë veta, zotërojnë pothuajse 83% të potencialit ekonomik të Ish Bashkimit Sovjetik. Ekonomia e tyre e bashkuar mund të rritet në mënyrë të qenësishme për llogari të eliminimit të kufizimeve doganore.