Tenistja ruse Maria Sharapova sot i çau vetes rrugën për në finalen e Turneut të Wimbledon-it. Ajo korri fitore bindëse ndaj gjermanes Sabine Lisicki me rezultat setesh 6:4; 6:3;

Kundërshtare e tenistes ruse në finale do të jetë tenistja çeke Petra Kvitova, e cila fitoi ndaj Viktoria Azarenka nga Bjellorusia me me rezultat setesh 6:1; 3:6; 6:2;

0Sharapova 24-vjeçare për herë të pestë do të luajë në finalen e Turneut “Grang Slam”.