Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë Sergei Shoigu i propozoi specialistëve japonezë që të krijojnë së bashku me shkencëtarët rusë robotët për eliminimin e pasojave të katastrofave teknogjene (të shkaktuara nga veprimtaria e njeriut). “Ne mund të krijonim së bashku me kolegët tanë japonezë strukturën për përpunimin e robotëve për objektet e rrezikshme - centralet bërthamore, industrinë kimike dhe për vendet e paarritshme”, - deklaroi Shojgu në takimin me Ambasadorin e Japonisë në Federatën Ruse Tikahito Harada.

Shoigu vuri në dukje, se MSJ tashmë që prej 15 vjetësh po merret me krijimin e robotëve-zjarrfikës, robotëve të rëndë për çminim si dhe komplekseve robotike që mund të operojnë në mjedise të rrezikshme.

0Sipas fjalëve të tij, në të ardhmen Rusia dhe Japonia mund të krijonin njësinë për reagimin operativ në raste avarish për ANEA-n.