Aeroplanmbajtësja e parë atomike ruse do të konstruktohet aty nga viti 2023. Për këtë njoftoi Kreu i Korporatës së bashkuar të ndërtimit të anijeve Roman Trocenko në Sallonin Ndërkombëtar Ushtarako-Detar në Shën Petersburg. Sipas fjalëve të tij, specialistët vendas po përgatiten për zhvillimin e punëve të projektimit.

0Rusia tani për tani nuk zotëron një klasë të tillë anijesh luftarake, por në përbërjen e flotës së saj ka megjithatë anije të afta të mbajnë në bord aeroplanë dhe helikopterë. Ndërtimi i aeroplanmbajtëses atomike do të rrisë mundësitë e forcave ushtarako-detare për garantimin e sigurisë së vendit, ndër të tjera edhe në kufijtë e largët detarë.