Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të shqyrtojë projekt-rezolutën që bën thirrje për hetimin e krimeve të lidhura me trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë. Dokumenti në fjalë u paraqit nga Serbia dhe destinohet të tërheqë vemendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij problemi tejet të mprehtë.

Faktet e veprimtarisë kriminale të separatistëve shqiptarë, të lidhura me “transplantimin e zi” të organeve njerëzore, kanë filluar të hetohen tashmë që prej kohësh. Por kurrfarë rezultatesh nuk janë arritur deri tani edhe pse për herë të parë mbi këtë problem është folur që në vitin 2008, pas daljes në dritë të librit me kujtime të ish-Kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Carla Del Ponte. Në të ajo pranoi se është ballafaquar me faktet e marrjes së organeve jetike robërve serbë dhe personave jo luajalë ndaj separatistëve shqiptarë në periudhën e fundit të viteve 1990 - fillimit të viteve 2000. Por deri në hetimin e tyre këtyre fakteve puna nuk shkoi atëhere, meqenëse detyrë e ish-Kryeprokurores ishte asaj kohe të dëshmonte fajin e  serbëve. Ndërsa bëmat e shqiptarëve të Kosovës, thjesht, nuk viheshin re.

Por pohimet me “dorë në zemër” të Madam Del Ponte-s u bënë shkas për fillimin e hetimit nga parlamentari zviceran Dick Marty. Në janar të këtij viti Marty paraqiti në PACE raportin në lidhje me rezultatet e hetimit të vet. Në të ai citoi dëshmi të padiskutueshme të asaj, se gjatë viteve të luftës në Jugosllavi separatistët shqiptarë kanë fituar miliona dollarë nga trafikimi i organeve njerëzore. Krimet janë kryer në kohën kur territori i Kosovës kontrollohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa Kryeministri aktual i këtij territori të vetëshpallur Hashim Thaçi ishte organizator i tyre. PACE-ja miratoi një rezolutë mbi bazë të raportit të Dick Marty-t. Por një hetim i plotë nuk është filluar deri tani. Mbi shkaqet e kësaj përsiat për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti rus Vladimir Bruter: “- Kur fjalë bëhet për Kosovën shumë vende perëndimore përpiqen ta kalojnë në heshtje këtë problem. Diskutimi i tij do të thotë për ta rikthim tek negociatat mbi statusin e Kosovës, gjë kjo që është krejtësisht e padëshirueshme për vendet e Evropës Perëndimore. Prandaj dhe lihet me qëllim në heshtje, e padeklaruar një pjesë e atyre krimeve që kryhen në Kosovë. Ruhet në heshtje edhe gjendja e përgjithshme me kriminalitetin atje. Evropianët besojnë se me kalimin e kohës do të mund ta marrin këtë situatë nën kontroll. Por situata paraqitet e keqe që tani dhe “transplantimi i zi” vazhdon të marrë jetë njerëzish”, - thotë eksperti rus Vladimir Bruter.

0Në institucionet ndërkombëtare, përgjegjëse për situatën aktuale në Kosovë, veprojnë standartet e dyfishta. Këtë e pranojnë shumë ekspertë. Dhe filloi kjo me faktin se Serbia u shpall fajtore kryesore për të gjitha bëmat që ndodhën në ish-Jugosllavi. Tani ky vend po ndërmerr përpjekjen e radhës dhe po bën thirrje për ti bërë një analizë ojektive ngjarjeve të 15 viteve të fundit. OSBE-ja është struktura që merret drejtpërsëdrejti me mbikëqyrjen e situatës në Kosovë dhe ajo është e aftë të iniciojë ngritjen e çështjes së hetimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Aleksandër Vatutin