0Radio u sjell më shumë lumturi njerëzve se Televizioni apo Interneti, njofton gazeta britanike “The Daily Telegraph”. Sipas rezultateve të sondazhit të zhvilluar në Britaninë e Madhe, më “pozitive” ndër mjetet e informimit masiv doli radio. Shumica e të të anketuarve besojnë se dëgjimi i radios dhe muzikës i bën njerëzit më të lumtur dhe më energjikë. TV u sjell njerëzve shumë më pak lumturi, ndërsa Interneti akoma dhe më pak se TV.