Negociatat mbi mbrojtjen antiraket (MAR) janë provë fortësie për marrëdhëniet e Rusisë me partnerët perëndimorë. Për këtë deklaroi në Dumën Shtetërore Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, dialogu po zhvillohet, por rezultate të ndjeshme nuk evidentohen tani për tani.

0Fjalë bëhet mbi garancitë ligjore të asaj, se veprimet e Rusisë dhe NATO-s në sferën e MAR nuk do të drejtohen kundër njëra-tjetrës. Lavrov kujtoi se SHBA e shtynë hë për hë, por nuk hoqën dorë përfundimisht nga dislokimi i elementeve tokësore të MAR në Evropë. Propozimet e Rusisë mbi krijimin e sistemit të përbashkët të MAR deri tani nuk kanë gjetur mirëkuptim tek partnerët tanë perëndimorë. Sergei Lavrov shpreson shumë në arritjen e një hopi të caktuar në lidhje me këtë çështje gjatë vizitës së vet të planifikuar për në mes të korrikut në SHBA.