Kompania ruse “Gazprom” në gjysmën e parë të vitit në vazhdim rriti me 26% eksportet e gazit. Për këtë njoftoi Kreu i saj Aleksei Miller në mbledhjen vjetore të aksionerëve në Moskë. Ai tha gjithashtu se “Gazprom” e pret rritja e eksportit.

Ndër faktorët tejet të rëndësishëm, që lejojnë rritjen e eksportit të gazit, Miller përmendi vendimin e shumë vendeve për të reduktuar numrin e centraleve bërthamore dhe rënien e nxjerrjes së gazit në vetë Evropë.