Shkarko audiofailin

Gjatë dhënies së dorëheqjes nga posti i vet Shefi i Pentagonit Robert Gates tha se nuk i quan aleatët evropianë të aftë për operacione të suksesshme ushtarake.

Sipas fjalëve të tij, “gjendja e mjerueshme, që është për të ardhur keq” e forcave të armatosura evropiane u evidentua mjaft qartë jo vetëm në Afganistan, por edhe në operacionin në Libi. Natovianët evropianë nuk janë në gjendje ti bëjnë dot ballë “ushtrisë së dorës së dytë të beduinëve të kolonelit të çmendur, të ngjashëm me personazh operete”, ngacmon, irriton plagët e përjavshmja gjermane “Die Zeit”. Eksperti rus Igor Korotçenko, Kryeredaktori i revistës “Mbrojtja kombëtare” («Национальная оборона») gjithashtu nuk është i prirur ti vlerësojë fort lart aftësitë luftarake të trupave të Botës së Vjetër: “- Sigurisht, fakti se nga ato nuk janë arritur ndofarë suksesesh impresionuese ushtarake shpjegohet me arsyen se vetë Evropa pa SHBA u çmësua praktikisht fare të luftojë. Dhe në këtë plan, ne vërejmë në shembullin e Libisë, se pa pjesëmarrjen ushtarake të SHBA Aleanca e Atlantikut të Veriut vepron në mënyrë jo efektive bile edhe në operacione të tilla në shkallë të kufizuar”, - tha Igor Korotçenko.

Po, të gjitha këto janë krejtësisht të vërteta. Vetëm se shkaku nuk duhet kërkuar tek hezitimi, mosdëshira apo mungesa e vullnetit në radhët e aleatëve amerikanë, debatojnë ekspertët ushtarakë evropianë. Pas Luftës së Dytë Botërore Evropës për dekada të tëra me radhë iu caktua roli i ekzekutueses që nuk duhet të arsyetojë. Në Shtetet e Bashkuara reagonin me nervozizëm ndaj të gjitha sulmeve në adresë të liderëve të tyre.

Dhe më kryesorja: për ç’suksese ushtarake në Libi mund të flitet në përgjithësi?    Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së sanksionon vetëm qiellin e pastër mbi këtë vend dhe kurrfarë goditjesh bombarduese-raketore mbi pikat e banimit, kurrfarë aeroplanësh të papilotuar-korrektues të objektivave dhe aq më tepër asnjë mbështetje ushtarake të ndonjës prej palëve të konfliktit kundër tjetrës. Siç e bën një gjë të tillë në mënyrë cinike Franca, forcat ushtarako-ajrore të së cilës, sipas pohimeve të shtabit të përgjithshëm, u hedhin me parashuta nga ajri armatime kryengritësve. NATO-s i mbetet të bëjë hapin e fundit - të fillojë operacionin tokësor, meqenëse shpresa tek kryengritësit, pavarësisht mbështetjes së tyre masive nga ajri dhe deti, është shumë e dobët.

0Por kush tha se trupat e NATO-s do të jenë në gjendje për ta kthyer rrjedhën e ngjarjeve në favor të tyre? Për të satin vit me rradhë po ata amerikanë po luftojnë për vendosjen e paqes në Irak? Ç’rezultate janë arritur në Afganistan, ku Laureati i Çmimit Nobel për Paqe Barack Obama praktikisht ka trefishuar numrin e trupave të veta deri në 100 mijë ushtarakë? Dhe që ndryshoi mendje për të filluar tërheqjen e premtuar të tyre në korrik? Ndërkohë duhet thënë se operacioni tokësor kundër Tripolit në fakt ka filluar. Vetëm se nuk është afishuar. Forcat britanike, amerikane, franceze të destinacionit të posaçëm tashmë ndodhen që prej kohësh në tokën e Libisë. Kështu që i bie kot në qafë Robert Gates aleatëve evropianë kur i akuzon për pasivitet. Sepse po ashtu si dhe në parë ata ndjekin me bindje itinerarin e përcaktuar nga përtej oqeani.

Sergei Guk