Në ujin e detit në afërsi të centralit bërthamor japonez “Fukushima-1” për herë të parë u gjet substanca e quajtur Telur radioaktiv-129m. Grimcat e këtij elementi të rrallë kimik, i cili karakterizohet me periudhën më të gjatë të gjysmë-shpërbërjes, u identifikuan si rezultat i analizave të provave të ujit detar të marra më 4 qershor.

0Elemente të tjerë radioaktivë rezultuan të pranishëm në tokën dhe ujërat në afërsi të centralit bërthamor më parë. Të gjithë ata janë rezultat i shpërbërjes së uraniumit nga shkrirja e karburantit bërthamor në reaktorët e “Fukushima-1”.