Vemendja e pjesëmarrësve të samitit të Bashkimit Afrikan, i cili po zhvillohet në Guinenë Ekuatoriale, u fokusua tek kriza libiane. Kryetari i Bashkimit Afrikan Jean Ping shprehu shqetësim serioz në lidhje me faktin se situata në Libi mund të shkojë sipas skenarit somalez, gjë kjo që është e mbarsur me rrezik kërcënues për vendet fqinje me të. Ai dënoi Francën për furnizimin e opozitarëve libianë me armë.

0Në punën e samitit merr pjesë edhe i Dërguari i Presidentit të Rusisë për Afrikën Mihaill Margellov. Pas konsultimeve të së mërkurës me një sërë liderësh afrikanë ai deklaroi, se Rusia do të intensifikojë bashkëpunimin me Bashkimin Afrikan për rregullimin e konfliktit në Libi.