0Në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1” u arrit të lançohet sërish sistemi i purifikimt të ujit radioaktiv, i cili u ndalua më parë sot për shkak të rrjedhjes së tij. Puna jo stabile e këtij sistemi vazhdon të mbetet shqetësimi kryesor për likuidatorët e avarisë. Për shkak të problemeve e disfunksioneve të vazhdueshme ai mundi të pastrojë javën e fundit vetëm 500 ton ujë, megjithëse kapaciteti i tij përbën 1.200 ton në ditë. Ndërkohë në elektrostacionin atomik janë grumbulluar më shumë se 110 mijë ton ujë radioaktiv, gjë kjo që është e mbarsur me rrjedhje, depërtime  të reja të grimcave radioaktive në mjedisin rrethues.