Parlamenti rus miratoi ligjin që u lejon anijeve nën flamurë të huaj të lundrojnë në liqenet dhe lumenjtë e Rusisë për qëllime sportive, kulturore dhe njohëse (ekskursione). Kufizimi është vetëm një - në bordin e mjetit lundrues nuk duhet të jenë më shumë se 18 veta, përfshirë edhe ekuipazhin.

0Në këtë mënyrë po anulohet procedura tejet e komplikuar, e cila bënte praktikisht të pamundur udhëtimin e pronarit të anijes së huaj nëpër itineraret ujore të Rusisë.