Më 28 qershor nga akuatori i Detit të Bardhë u realizua lëshimi i parë provë i raketës balistike ndërkontinentale ruse “Bulava” nga nëndetësja bërthamore e brezit të 4 “Juri Dollgorukij”. Ky lëshim u vlerësua si i suksesshëm në të gjitha aspektet.

Blloqet luftarake (mbushjet bërthamore) të raketës së lëshuar nga bordi i kësaj raketëmbajtëseje strategjike supermoderne u dërguan në zonën e specifikuar të poligonit “Kuru” në Gadishin e Kamçatkës, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë Igor Konashenkov. “- Për herë të parë, në kuadër të realizimit të programit shtetëror të provave fluturuese-konstruktore të kompleksit, lëshimi i raketës u bë nga pozicioni i zhytur i nëndetëses bërthamore “Juri Dollgorukij”. Ekuipazhi i submarinës demonstroi profesionalizëm të lartë dhe trajnim perfekt ushtarak gjatë lëshimit provë të raketës”, - tha Igor Konashenkov.

 Prova e suksesshme e raketës balistike ndërkontinentale “Bulava” dëshmon se defektet, mangësitë, për shkak të të cilave shumë lëshime paraardhëse kanë përfunduar me dështim, u eliminuan tashmë. Por para se raketa të hyjë në shërbim luftarak do të duhet të zhvillohen edhe disa lëshime të tjera provë.

Lëshimi i tanishëm u bë i 15-ti. Provat e raketës “Bulava”, siç deklaruan në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vazhdojnë deri në fund të vitit nën mbikëqyrjen e Komisionit Shtetëror, anëtarët e të cilit gjatë realizimit të lëshimeve të raketave ndodhen direkt në bordin e nëndetëses atomike.

0Raketa balistike ndërkontinentale “Bulava” është raketa më moderne ruse me tre faza me shtytës të ngurtë (karburant të ngurtë). Ajo mund të mbajë deri në 10 blloqe të manovrueshme supersonike bërthamore të shënjimit individual, të afta të ndryshojnë trajektoren e fluturimit sipas parametrave të dhënë të lartësisë dhe drejtimit, dhe të godasë objektivat në distancë deri në 8 mijë kilometra.

Oleg Nehai