Invadimi i arinjve të murrmë u bë shkak për mbylljen për vizitorët të një prej rezervateve më të famshëm natyrorë në botë - “Stollbi” («Столбы») në krahinën e Krasnojarskut (Siberi). Kafshët e egra filluan të sulmojnë njerëzit, njoftuan në shërbimin për shtyp të rezervatit.

0Pika e fundit e durimit u bë rasti që pati vend në rezervat natën në të gdhirë të së mërkurës. Ariu përmbysi fillimisht kazanët e plehrave, kurse pastaj sulmoi rojen dhe qenin e tij. Burri mezi arriti të mbyllej në shtëpizën e rojes. Banorët e vërejnë shkakun e invadimit aktual të arinjve të murrmë në faktin e shtimit të tyre të madh.