Rusia i propozon BE krijimin e agjencisë së përbashkët për luftën kundër prodhimit dhe trafikimit të drogës nga Afganistani. Me një iniciativë të tillë doli në Bruksel Drejtuesi i Shërbimit Federal të Rusisë për monitorimin e trafikimit të drogës Viktor Ivanov. Sipas fjalëve të tij, skema e tanishme e bashkëveprimit nuk u lejon vendeve të ndjekin politika të koordinuara në lidhje me këtë çështje.

Bashkësia ndërkombëtare është në kërkim të mënyrave të reja të luftimit të rrezikut kërcënues të drogës që vjen nga Afganistani. Çështja e përpunimit të strategjisë përkatëse u shtrua veçanërisht mprehtë pas shpalljes nga Barack Obama të tërheqjes së kontingjentit amerikan nga Afganistani. Dobësimi i kontrollit, thonë ekspertët, mund të shkaktojë rritjen eksplozive të prodhimit të heroinës. Bashkimi Evropian thirri bile dhe konferencën e posaçme, në të cilën u diskutuan çështjet e koordinimit të punës së shërbimeve speciale të zbulimit të vendeve të ndryshme. Një nga pjesëmarrëset kryesore të diskutimeve është Rusia, e cila zë vendin e dytë në botë përkatësisht vëllimit të përdorimit të opiateve. Në vend të parë renditet pikërisht Bashkimi Evropian. Viktor Ivanov i propozon Bashkimit Evropian krijimin e agjencisë së përbashkët të Rusisë dhe BE, e cila do të merret me koordinimin e luftës kundër narkotrafikut afgan.

Strategjia e tanishme e komunitetit ndërkombëtar për frenimin e prodhimit dhe tranzitit të heroinës afgane është e paefektshme, thonë ekspertët. Bile më tepër se kaq, sipas të dhënave të Shërbimit Federal të Rusisë për monitorimin e trafikimit të drogës, këtë vit në Afganistan do të mblidhet një vëllim rekord opiumi, ndërsa në depot e karteleve të drogës janë grumbulluar rezerva jashtëzakonisht të mëdha të tij - deri në 15 mijë ton. Gjatë kësaj, kujton Viktor Ivanov, forcat ndërkombëtare për ruajtjen e sigurisë dhe Misioni i OKB-së në Kabul bile as që janë autorizuar të luftojnë kundër plantacioneve të lulekuqes së opiumit dhe prodhimit të këtij helmi në vend.

0Anëtari i Këshillit për Politikën e Mbrojtjes së Jashtme Aleksandër Mihaillov mendon, se në etapën e parë Rusia dhe BE duhet të harmonizojnë medoemos legjislacionin. “- Kur ne flasim për koordinimin e veprimeve, duhet patur parasysh, para së gjithash, koordinimi i veprimeve të organeve të ruajtjes së rendit dhe shërbimeve të inteligjencës që destinohen të luftojnë kundër trafikimit të dorgës. Çdo shërbim i inteligjencës vepron në kuadër të legjislacionit të vendit të vet, bazës së tij normative. Dhe si rrjedhojë nuk arrihet të vendoset dot koordinimi i veprimeve. Operacionet pika, të njëherëshme nuk kanë të bëjnë fare me arritjen e ndonjë ndryshimi thelbësor në situatën me drogën në botë.

Roman Mamonov